Hakan Shykyr: Unë nuk jam turk, jam shqiptar
Hakan Shykyr
Deputeti i parlamentit turk, njëherit ish-futbollisti i kombëtares turke Hakan Shykyr ka deklaruar në një takim me studentët se ai në fakt nuk është turk por shqiptar, njofton Portali Albeu.com.

Në vizitën që i bëri universitetit Mehmet Akif Ersoy në Burdur të Turqisë, ai iu përgjigj një pyetje të një studenti në lidhje me çështjen kurde.

"Mbi të gjitha është e rëndësishme që të ruajmë unitetin e shtetin tonë dhe të mos i japim vend ndasive të shumta që mund të ekzistojnë mes nesh. Ato mund të jenë fetare, kombëtare, kulturore, etj.

Unë jam shqiptar dhe nëse e shikon nga ky prizëm unë nuk jam turk por unë këtu kam lindur dhe nga ky vend ushqehem prandaj edhe duhet ta respektojmë dhe të punojmë për të." /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2013, ora 11:34
Altin Bey
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 12:04
avash avash po na dalin te gjithe Shqiptar... prandaj krenar qe jemi Shqipetar...
Alban
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 12:19
Hallall Hakanit por paska rreziku karrieren politike :)
shaljani
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 12:28
Alban- Por nuk e ka rreziku identitetin Kombetar. Te lumte Hakan.
leonardi
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 13:04
Me ne fund nje njeri nga bota e sportit qe thot jam shqiptar dhe jo vorio epiriot siç tha piro dhimo para ca ditesh
kosovari
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 13:33
sikur te ishim ma te organizuar dhe tja ngrisim epitetin popullit per te mire, cdo kush ka deshir te jet pjes e popullit te vete, por momentalisht te populli yne mbretron nje mjegull e dendur qe veshtir qe do te hiqet .me kta mafioz ,hajna te pa ftyr. qe pershtypja e te huajve nuk eshte e mire per kosoven ,por fal amerikes besoj se gradualisht do te ringjallemi ngadal dhe ky popull asht tue pa se ka gabue shume me kta mafioz qe i ka zgjedh por mend per heren tjeter.mos u beft von.
Kristo Djimo
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 13:50
E ke mire o Leonard ....... Dhimo leshi.Te ruhet se e ka hak nje dru ne b.................
geni gora
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 14:04
asnjehere turqit se kane mohuar origjinen shqiptare . per kete deshmoj. atje ke lagje te tera, rruge qe tregojne origjine apo vend me shqiptare dhe sot e kesaj dite.. deri dhe gjelle te vecanta me emer shqiptar..psh arnaut cigeri, qe fjale per fjale me shqipen dmth ne nje fare menyre tave kosi me melci...hahahha ok.... eshte normale kjo............ ne e mohojme origjinen tone , shume miliona si ky zoteri deputet...e pohojne....bravo shoku...
Aldo Vlora
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 14:14
Bravo hakan
Imri Idrizi
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 16:51
Një person me moral te shëndoshë kurrë nuk e mohon identitetin-prejardhjen kombëtar. Z. Hakan Shykyr e dëshmon një gjë te tillë. Ky është një shembull shum i mirë edhe për të rinjte tanë ne diaspore. Rrespekt
mehmet kosovali
e Shtunë 23 Shkurt 2013, Ora 16:52
rradha eshte te vetedisohemi se po se deshe veten askush nuk te don. e ne te gjoret per pak turqizohemi greqizohemi italianizohemi dhe kush e di qka por ky gjest i hakan shykyrit mendoj se do te jet produktiv e do te jet inspirues pergjith ata te cilet me vetedije apo pa te u larguan(asimiluan) nga shqiptaria.........bravo hakan ,na prift e mbara
armend kosovari
e Premte 3 Janar 2014, Ora 21:02
Bravo be Hakan
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori