Hakerat sulmojnë FIFA-n, i vjedhin informatat të fshehta
FIFA ka bërë të ditur se sistemi i kompjuterëve të organit qeverisës të futbollit botëror ishte sulmuar gjatë kësaj jave nga hacerat , për herë të dytë, dhe ata frikësohen se janë vjedhur informatat sekrete.

Nuk është ende e qartë se cila informata janë vjedhur gjatë këtij sulmi kibernetik , megjithatë organizata të ndryshme mediatike të Evropës planifikojnë të publikojnë artikuj të bazuara në këto informata qysh të premten. Fillimisht të dhënat ishin grumbulluar nga grupi i famshëm, Football Leaks.

Publikimet e Football Leaks e kanë tronditur botën e futbollit që nga viti 2015, kur dokumentet e para të marra nga sistemi i FIFA-s ishin publikuar. Që nga atëherë, shumë dokumente të tilla janë publikuar edhe nga gazeta gjermane Der Spiegel, e cila ndihmohet nga Bashkëpunimet Hulumtuese Evropiane (BHE).

Së fundi, një artikull i tillë i publikuar nga Der Spiegel ishte edhe ai për marrëveshjen e arritur mes Cristiano Ronaldos dhe Kathryn Mayorgas, të cilën pretendohej se portugezi e kishte përdhunuar në vitin 2009.

Një koordinator i BHE-së ka thënë se ai nuk mund të komentojë për të dhënat e artikujve të radhës, ose as ta konfirmojë nëse do të ketë të tillë. Ndërsa FIFA ka publikuar një deklaratë ku kritikohet sulmi kibernetik.
Shtuar më 31/10/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori