Hakmarrja e Destros: Inter i meritoi golat se më shiti
Dy golat e Mattia Destros i dhanë fund shpresave të Interit për të shpëtuar sezonin, dhe për sulmuesin hakmarrja ndaj ish ekipit të tij u servir në mënyrën më të mirë.

Lojtari që u shit nga zikaltërit për të blerë Ranocchian nga Genoa, nuk pendohet aspak madje i gëzohet golave në "San Siro".

"Kisha shumë dëshirë të shënoja sepse mungoja prej 2 muajsh. Tani na pret finale e madhe dhe shumë e rëndësishme me Lazion që duam ta fitojmë. Si u ndjeva si ish interist? Shumë mirë, vendimi për të më larguar ishte i Interit dhe këto janë pasojat", tha sulmuesi i Romës.

Sulmuesi mori komplimentat e ekipit për ndeshjen ndërsa Andreazzoli e vlerësoi si më të mirin e sfidës me Interin. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori