Hala: Kandidimi ishte një iniciativë e imja personale
Në garën për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit më 7 shkurt nuk do të jenë vetëm Duka dhe Fino, por edhe Shpëtim Hala, ish-arbitër për disa vite në Itali.

Në një intervistë ekskluzive për “BalkanWeb”, Hala deklaron se kandidimi ishte një inciativë e tij personale dhe ka marrë mbështetjen e shumë klubeve, jo vetëm të Shoqatës së Arbitrave.

• Përse vendose te kandidosh?

"Unë kam një kontribut modest në futboll, kryesisht si arbitër futbolli në Itali. Kandidimi ishte një iniciativë e imja personale, pasi mendoj që mund të jap diçka në drejtimin e federatës

• Kush iu ka propozuar

"Kam patur shumë kontakte gjatë këtyre ditëve me shumë drejtues klubesh. Premtime pa fund. Në bisedë me drejtues e klubit të Delvinës u binda se ishte diçka e përshtatshme. Pranova këtë propozim sikurse edhe mbështetjen e shumë klubeve të tjera dhe të Shoqatës së Arbitrave.

• Më herët u përfol se do të propozoheshit nga qarku i Elbasanit

"Është e vërtetë por unë pranova që propozimi të ishte nga një ekip Si Delvina sepse jam kandidat për President i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo i një qarku të caktuar.

• Ke shikon si kandidatin më të fortë, Dukën apo Finon?

"Përderisa pranova të jem në garë mendoj që jam unë. Duka ka bërë histori në drejtimin e futbollit në Shqipëri. Mendoj se ka punuar mirë. Fino ka kontribute në politikë. Nuk e di se si mund të jetë si drejtues i federatës. Gara është e hapur. Mediatikisht janë të dy të fuqishëm, por janë platformat që duhen votuar jo emrat.

• A mendoni se gara do të jetë e drejtë?

"Në rast se respektohen rregullat e lojës po. Unë jam pjesë e garës për ndershmëri dhe rregull. Në të kundërt nuk do të bëhesha pjesë." ka përfunduar Hala. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori