Halili i lumtur nga fitorja: Nuk bëj formacione, jam në paqe me tifozët
Refik Halili, presidenti i skuadrës së Tiranës ka qenë mjaft i emocionuar pas derbit. Në prononcimin për mediat, Halili ka pohuar fillimisht: “Ka qenë kismet nga zoti, u bë një ndeshje shumë e mirë. Kam vetëm falënderime. Në veçanti falënderoj tifozët dhe skuadrën dhe sigurisht allahun që na ndihmojë. Unë gjithmonë paqe kam pasur me tifozët dhe u jam mirënjohës për mbështetjen që i dhanë skuadrës.”


Skuadra

“S’duhet që të nxitohemi, kemi folur gjatë me skuadrën. E bënë atë që deshën. E morën ato ndeshjen duke u mbështetur nga tifozeria.”

Trajneri

“Një nga alternativat është edhe Egboja ka eksperiencë. Nuk ndërhyra në formacion jam jashtë formacionit. Unë kurrë nuk bëj formacione”.

Objektivat

“Shanset janë që në të ardhmen duke afruar edhe lojtarë dhe të guxojmë për titullin. S’kemi pasur fatin, na kanë mundur edhe episodet. Nuk ka dedikim, jemi të gëzuar. Më në fund u kënaqur të gjithë në veçanti tifozët”.
Shtuar më 13/12/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori