Halili: Keqardhje që nuk ia dolëm, në janar do përmirësohemi
Presidenti i Tiranës, Refik Halili ishte mjaft i zhgënjyer për humbjen e skuadrës bardheblu në derbin me Partizanin, ndërsa pranoi se skuadra ka nevojë për ndryshime.


“Nuk më vjen mirë, por ky është futbolli. Ja që humbën edhe këtë herë. Shpresojmë që në janar të bëjmë ndonjë përmirësim dhe të ndryshojmë në fazën e dytë. Shpresuam që sot të kishim ndryshime, por nuk ia dolëm”, tha Halili.


Pavarësisht humbjes, presidenti i Tiranës ka një arsye për të gëzuar sot dhe kjo është goli i shënuar nga djali i tij, Grent Halili, i cili luajti titullar në derbi dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë.

“Më vjen mirë që shënoi ai dhe shpresoj që të jetë në rrugën e duhur për të bërë atë hapin cilësor. Gëzohem për të gjithë të rinjtë kur bëjnë mirë dhe shpresoj që në të ardhmen të aktivizojmë më shumë lojtarë të rinj”, u shpreh Halili. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori