Halili: Ndjej keqardhje për Ze Maria
Pëlqej
halili5
Presidenti i skuadrës së Tiranës, Refik Halili tha se ndjen shumë keqardhje për largimin e Ze Maria, por sipas tij ky ishte një vendim i pashmangshëm pasi rezultatet ishin të tilla.

“Ze Maria ka qenë shumë i angazhuar për të bërë shumë gjëra të mira. Ndoshta edhe te ekipi i akademisë. Kemi folur bashkërisht dhe kemi vendosur që të bëjmë disa rregullime. E kemi parë që përsëri akademia do terrene sportive dhe kishim në plan që të kapim çdo skuadër që luan me stemën e Tiranës.

Ze Maria është profesionist dhe shumë korrekt. Nuk kemi pasur asnjë thyerje disiplinore. Kemi qenë korrekt me çdo aktivitet, por në fund erdhi kjo ndarje që nuk ishte e mirë as për klubin.
Do të ishte mirë që ta vazhdonim, por vetëm rezutlatet na detyrojnë ta bëjmë këtë. Javë pas jave kemi folur, ku vetë trajneri ka kërkesat, ankesat për sa i përket pjesës së lojës apo informacionet që dilnin në media.

Te unë del shumë kollaj informacioni, pasi nuk kam pse ta mbaj fshehur. Kontratën e keni pasqyruar jo të saktë në përgjithësi, por nuk ka shumë rëndësi. Nuk na ka mbajtur fare pjesa ekonomike. Ze Maria ka qenë një njeri shumë korrekt dhe tolerant.

Kur u ngjitëm në Superiore ndërtuam një kontratë të re 2-vjeçare, me të drejtën e klubit për ta rinovuar në vitin e dytë. Kam vlerësuar shumë javët e fundit përpjekjet që Ze Maria bënte për ta çuar këtë skuadër përpara”, tha presidenti i Tiranës, Refik Halili. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori