"Hallet e shtëpisë nuk nxirren në pazar"
Në përfundim të ndeshjes së djeshme mes Rayo Vallecano dhe Real Madrid, e fituar pastër 0-2 nga të besuarit e Jose Mourinhos, mbrojtësi i "Los Blancos" Sergio Ramos ka lëshuar deklarata për portalin sportiv spanjoll "sport.es" në lidhje me përplasjet e tij mes trajnerin portugez.

"Nuk e di nëse lënia ime jashtë ka qënë për arsye teknike ose jo. Nga këndvështrimi im mendoj se problemet e familjes duhet të qëndrojnë brënda shtëpisë", u shpreh mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos, duke patur si referencë Jose Mourinhon.

Ramos u la jashtë formacionit në ndeshjen e Champions League për ballë Manchester City, gjë që krijoi tensione brënda kampit madrilen. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori