Hamburg nuk heq dorë nga Van Nistelroy
Van Nilsterooy
Ekipi i Hamburgut i ka thënë Realit të Madridit se sulmuesi Ruud van Nistelrooy definitivisht nuk do të kthehet në klubin spanjol. Drejtori i klubit gjerman Bernd Hoffman tha se Reali ka bërë një ofertë prej dy milionë eurosh, plus një ndeshje miqësore me rastin e 125 vjetorit të themelimit të Hamburgut.

Por Hoffman ka thënë se Hamburgu përsëri “dhe për herë të fundit” e ka refuzuar ofertën e spanjollëve, transmeton DPA.

Holandezi 34 vjeçar, i cili erdhi në Hamburg nga Madridi një vit më parë, ka sugjeruar se do të dëshironte të kthehet në Real, i cili po kërkon zëvendësim për të lënduarin Gonzalo Higuain.
Shtuar më 24/01/2011, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori