Hamburg rikthen rezultatin, ndërsa Werder pëson
Albeu.com
Të porsa inkuadruarit në Bundesliga 1, Hoffenheim, kanë pësuar një zgjim të hidhur nga Bayer Leverkusen duke humbur me rezultat të thellë 5-2.Derisa Hamburg ka shënuar fitore në udhëtim, Werderi është mposhtur në fushën e Mönchengladbach.
Pavarësisht disavantazhit prej dy golash, Hamburg ka arritur ta rikthejë rezultatin duke shënuar madje katër herë në fushën e Arminia Bielefeld.

Werder Bremen ka pësuar humbje si mysafir me rezultat 3-2 nga Borussia Mönchengladbach, të cilët kanë udhëhequr tri herë para nënkampionëve të vitit të kaluar. Një gol i shënuar në pjesën e parë nga Westermann, ka mjaftuar që Schalke ta mposhtë Bochumin me rezultat minimal 1-0.

Ndërkohë që dy skuadrat ku luajnë shqiptarët kanë pësuar humbje. Mbrëmë skuadra e Kapllanit, Karlsruhe, ka humbur në shtëpi nga FC Cologne me rezultat 2-0, ndërsa sot edhe skuadra e Skelës, Energie Cottbus, ka humbur me rezultat minimal 1-0 nga Borussia Dortmund.
Shtuar më 31/08/2008, ora 06:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori