Hamburg, trajneri përjashton Behramin
Pëlqej
Valon Behrami është vitkima e parë e trajnerit të ri të Hamburgut, Josef Zinnbauer, i cili pasoi Mirko Slomkan, i larguar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta. 10 minuta para përfundimit të seancës stërvitore të djeshme, ish-mesfushori i Napolit, u largua nga fusha për mosimpenjim, madje tekniku i ri i ka kërcënuar lojtarët e tij se të njëjtin fat do të kenë edhe të tjerët nëse nuk u binden urdhrave të tij.

44-vjeçari, i cili deri pak ditë më parë drejtonte skuadrën e dytë të Hamburgut, shkoi deri aty sa t’u thoshte lojtarëve se do të grumbullonte të rinjtë për t’i zëvendësuar të pabindurit. Në drejtimin e tij skuadra e dyte e Hamburgut i ka fituar të gjitha ndeshjet e sezonit të ri dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse drejtuesit vendosën t'i propozonin vendin e të larguarit Slomka.

Pas 3 javëve të para të Bundesligës, Hamburgu renditet në vendin e fundit me vetëm një pikë, të fituar në sfidën e parë me Kelnin, për t’u mundur më pas nga Paderborn dhe Hannover 96. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori