Hamdi Salihi: Dua të largohem nga Austria
Hamdi Salihi
Hamdi Salihi do largohet nga skuadra austriake e Rapidit në merkaton e janarit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë lojtari në një intervistë për të përditshmen sportive “Panorama Sport”.

“Po, me shumë gjasë po, unë nuk do të rinovoj kontratën me këtë klub dhe në janar, ose në verën e ardhshme, do të largohem. Ka disa arsye që po largohem. Së pari, është fakti që kontrata e tyre nuk më ka bindur dhe mendoj se nuk është as logjike. Unë jam një sulmues që e kam treguar veten, kam dhënë një kontribut të madh në ekip dhe jam treguar gjithnjë profesionist. Klubi nga ana tjetër ka ndryshuar politikat financiare.

" Një tjetër faktor pastaj është edhe trajneri. Ai ka një filozofi të tijën dhe po e mbështet skuadrën vetëm te lojtarët austriakë”, ka shtuar sulmuesi i Kombëtares shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori