Hamdi Salihi e nis sezonin me gol
Hamdi Salihi e ka nisur me gol vitin 2018 te skuadra e tij, Vienner Neustadt, në Ligën e dytë austriake.

Skuadra e sulmuesit shkodran fitoi 0-3 në transfertë ndaj FAC Wien, teksa Salihi gjeti rrjetën në minutën e 28’, duke shënuar golin e 3-të të sfidës.

Skuadra e tij e nisi pjesën e dytë të sezonit, më 23 Shkurt, në humbjen 2-1 ndaj Lustenaut, por sulmuesi shkodran mungoi në atë sfidë, pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve.

Neustadt është aktualisht në vendin e dytë të renditjes, me 42 pikë dhe është një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Bundesligën austriake, sezonin e ardhshëm.

Natyrisht që lideri i skuadrës austriake, është pikërisht Hamdi Salihi, që po shijon një rini të dytë, me 16 gola të shënuar dhe një asist, kuj janë luajtur vetëm 22 takime. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori