Hamdi Salihi rikthehet tek goli
Pëlqej
Hamdi Salihi është rikthyer te goli, në fitoren me goleadë të skuadrës së tij, Vienner Neustadt, 6-3 ndaj BW Linz-it.

Sulmuesi shkodran shënoi golin e 3-të të skuadrës së tij, në minutën e 35-të dhe riktheu në avantazh Neustadt-in, duke e çuar rezultatin përkohësisht 3-2.

Salihi luajti për 90 minuta në këtë takim, ndërsa me golin e sotëm, shkoi në kuotën e 15 rrjetave, duke kryesuar listën e golshënuesve. Edhe skuadra e tij Neustadt, përveçse u rikthye te fitorja pas 3 takimesh, mori edhe kreun e klasifikimit, duke përfituar nga hapat fals të rivalëve të saj. /Albeu.com/
Shtuar më 02/12/2017, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori