Hamilton bën ligjin në Japoni
luishamilton
Britaniku Lewis Hamilton po afrohet gjithnjë e më tepër me titullin kampion në Formula 1. Kampioni i Botës në fuqi korri një fitore historike në Çmimin e Madh të Japonisë duke u ngjitur për herë të 9 sezonale si i parë në podium.

Diferenca mes tij dhe vendit të dytë që mbahet nga Vettel është plot 67 pikë kur jemi vetëm katër gara nga fundi i këtij botërori. Në këtë garë Hamilton e ruajti vendin e parë në të gjithë garën duke mos u kërcënuar nga askush.

Vendin e dytë e zuri piloti tjetër i skuterisë së Mercedez Benz, Valtteri Bottas. Ndërkohë që Vettel përfundoi në vendin e gjashtë pas humbjes së kontrollit. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori