Hamilton: Duhet të evitoj ndonjë incident në start
luishamilton
Piloti i Mercedez Benz, Luis Hamilton tha në prag të çmimit të madh të Meksikës se e rëndësishmja është të shmangi ndonjë incident në start pasi do ta ndihmojë në rrugën për tu shpallur kampion bote.

“Jam i kënaqur nga vendi i tretë, pasi makina u përmirësua nga dita e premte në atë të shtunë. Kjo gjë shpresoj të ndodhë edhe sot në garë. Vendi i tretë nuk është i keq, pasi më ndihmon të shpallem kampion. Përpara kam dy makina Red Bull, që janë të shpejta, por e rëndësishme në garë është të evitoj kontaktet dhe incidentet në start”, tha Hamilton. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori