Hamilton fiton Çmimin e Madh të Azerbajxhanit
Një garë e çuditshme, e rrezikshme siç parashikohej të ishte në një pistë qytetase si ajo e Bakusë në Azerbajxhan, dhe me një fitues “të pamerituar” për atë çfarë ndodhi.

Përplasja mes dy makinave Red Bull kur kishin mbetur edhe 10 xhiro nga fundi i garës, e katërta garë e këtij sezoni, bëri që Bottas të qëndronte në krye të pilotëve edhe pas kryerjes së pit stopit të detyrueshëm nën diktatin e makinës së sigurisë, duke i nisur 3 xhirot e fundit me pretendimet maksimale për ta fituar atë.

Por një problem me çarjen e gomës së pasme të Bottasit, bëriHamilton të përfundonte në krye, Raikkonen që e ndiqte të dilte i dyti, ndërsa Perez të parakalonte Vettelin duke e nxjerrë jashtë podiumit. /Expres/
Shtuar më 29/04/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori