Hamilton me i shpejte ne te dy garat stervitore
Albeu.com
Udhëheqësi i Kampionatit të sivjetmë të Formula 1, piloti i McLarenit, britaniku Lewis Hamilton, ka dominuar në të dy garat e sotme trajnuese përpara garës së të dielës për Çmimin e Madh të Kinës në Shangai.Hamilton ka bërë 23 xhiro, ndërsa ka qenë i vetmi i cili e ka kaluar një xhiro për më pak se një minutë e 36 sekonda (1: 35,630).

Kohën e dytë më të mirë e ka shënuar konkurrenti i tij kryesor për titullin kampion, piloti i Ferrarit Felipe Massa (1: 36,020), ndërsa i treti është renditur piloti tjetër i Ferrarit, kampioni aktual Kimi Raikkonen (1: 36,052).
Shtuar më 18/10/2008, ora 14:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori