Hamilton me këmbë në tokë
Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton është optimist sa i përket garës për Çmimin e Madh të Amerikës që do të mbahet në Austin. Në këtë garë, Hamilton mund të shpallet kampion bote për herë të pestë në histori nëse pozicionohet në vendin e parë dhe Vettel poshtë vendin të tretë, por britaniku tha se kjo është vetëm gara e radhës.

“Nuk mendojmë shumë për titullin, pasi gjërat nuk dihet asnjëherë se si mund të shkojnë në pistë. Do të festojmë vetëm pasi ta kemi siguruar matematikisht titullin. Gjërat kanë ndryshuar disa herë gjatë sezonit, ndaj jam i qetë dhe mendoj për garën.

Unë duhet vetëmmendoj për garën, të jap më të mirën në pistë dhe të heq nga koka mendimet e tjera. Në Austin parashikohet një fundjavë me shi, ndaj duhet kujdes”, tha Hamilton. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2018, ora 11:21
Boza
e Premte 19 Tetor 2018, Ora 13:33
Pse ka njerz me kemb ne ajër?!? Sa di un te gjithe njerzit jane me kembe ne tok e jo mbi tok!!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori