Hamilton: Nuk kam rival me këtë makinë
luishamilton
Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton deklaroi pas fitores në CCmimin e madh të Japonisë së ndihet shumë i lumtur që ka një makinë të mrekullueshme si Mercedez Benz.

“Kemi bërë një hap të madh përpara drejt titullit. Unë nuk e di nëse mund të festojmë që në pistën e Austin, pas dy javësh, por kur të jemi aty do të shohim. Kjo është fantastike, pasi në Suzuka korrëm një tjetër triumf të dyfishtë.

Për mua, kjo është pista më e mirë në botë. Nuk ishte e lehtë, për shkak të gomave, por të pilotosh këtë Mercedes është një kënaqësi dhe një spektakël. Ne punojmë gjithnjë fort për të qenë më të mirët dhe ia dolëm mbanë. Tani e ka radhën gara e Austin, të shohim se si do të përshtatemi”, tha Hamilton. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori