Hamilton "pole positions" edhe në Azerbajxhan
Lewis Hamilton është renditur i pari në provat zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë, të vlefshme për garën e "Çmimit të Madh" të Azerbajxhanit.

Valteri Bottas do të niset i dyti dhe menjëherë, ndërkohë që pas tij do të jenë Kimi Raikonen të tretin dhe Sebastian Vettel të katërtin.

Ky ishte “pole position” i 66-të për Lewis Hamilton, i cili është vetëm dy “pole position” larg rekordit të Michael Schumacher.
Gara për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit zhvillohet nesër në orën 15:00.
Shtuar më 24/06/2017, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori