Hamilton me fjalë të mëdha për Schumacher
hamilton0000
Kampion i botës në Formula 1, Luis Hamilton ka theksuar se atë nuk duhet të krahasojnë kurrsesi me shtatë herë kampionin e botës, Michael Schumar pasi ai është më i miri i të gjitha kohërave.
“Nuk e kam konsideruar kurrë veten si piloti më i mirë edhe pse i di mirë aftësitë e mia si pilot.

Unë ndjek këshillën që babai im më ka dhënë kur isha 8 vjeç: Lër pistën të flasë. Dhe unë ndjek këtë këshillë. Është pista dhe rezultatet e mia që flasin vetë dhe më pas njerëzit të gjykojnë. Por Michael ka qenë një gjeni në këtë sport, për mënyrën se si hyri te Ferrari dhe ato që ka arritur më këtë makinë. Unë do të mbeten gjithnjë tifoz i tij”, tha piloti britanik, Luis Hamilton. /albeu.com/

Shtuar më 30/10/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori