Hamilton triumfon në Gjermani
Piloti i McLarenit, Lewis Hamilton shfaqi një garë të shkëlqyeshme duke rrëmbyer fitoren e tij të dytë të sezonit në garën për çmimin e madh të Gjermanisë në Formula 1.

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual i kampionatit, piloti i RedBull-it, Sebastian Vettel vuajti në garën e vendlindjes së tij duke përfunduar i katërti, rezultat që ndërpreu serinë prej 11 podiumeve të njëpasnjëshme.

Webber, i cili për herë të parë gjatë këtij sezoni udhëhoqi për një xhiro, kishte përcjellë kolegun e tij, Vettel duke fituar gjashtë prej nëntë garave këtë sezon, por të dy RedBull-at kësaj radhe u dominuan nga kampioni i vitit 2008, britaniku Hamilton.

Rezultatet e garës:

1 Lewis Hamilton
2 Fernando Alonso
3 Mark Webber
4 Sebastian Vettel
5 Felipe Massa
6 Adrian Sutil
7 Nico Rosberg
8 Michael Schumacher

Renditja e përgjithshme :

1 Sebastian Vettel 216 pikë
2 Mark Webber 139
3 Lewis Hamilton 134
4 Fernando Alonso 130
5 Jenson Button 109
6 Felipe Massa 62
7 Nico Rosberg 46
8 Nick Heidfeld 34 /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2011, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori