Hamilton: Vura zemrën para mendjes, shpresoj të mos humbas titullin për 3 pikë
Pëlqej
Lewis Hamilton bëri një gjest mjaft të bukur në xhiron e fundit të garës së Hungarisë, duke lejuar Valtteri Bottas ta parakalonte pak metra nga finishi, duke i dhënë shokut të skuadrës vendin e tretë dhe podiumin.
 
Telesport pwrcjell se finlandezi i Mercedes e meritonte atë pozicion, pasi 25 xhiro nga fundi “hapi krahun” dhe la Hamilton ta parakalonte, për të dueluar për fitore. Por britaniku nuk ia doli mbanë të kapte dy makinat Ferrari dhe në fund ktheu borxhin. “Ishte zemra ajo që vendosi para mendjes. Bottas e meritonte atë pozicion”, u shpreh Hamilton për mediat.
 
Pork y gjest “fair play” mund t’i kushtojë shumë Hamilton në garën për titullin kampion, pasi humbi 3 pikë “shtesë” karshi Vettel dhe tashmë diferenca mes tyre në renditje është 14 pikë në favor të ferraristit. Po sikur ato 3 pikë të vendosin titullin? “Do të ishte sikur të kisha bërë një vetvrasje. Por rëndësi ka shpirti i skuadrës, duke u bërë skuadra e parë që bëjmë një gjë të tillë në Botërorin e Formula 1 dhe për mua gjithçka është “ok”. Ishte një moment i vështirë, por jam i kënaqur që reagova ashtu. Shpresoj që këto 3 pikë të humbura të mos rëndojnë në Botëror”, tha Hamilton.
Shtuar më 01/08/2017, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori