Hamsik kryen vizitat mjekësore te skuadra kineze
Marek Hamsik përshendeti tifozët e Napolit duke iu dhnbë atyrë lamtumirën pas 12 viteve. Ai do të niste aventurën në Kinë te skuadra e Dalian Yifang, shkruan Albeu.com.

Por presidenti i Napoli De Laurentis e nderpreu këtë trasnferim të mërkurën për shkak të disa mosmarveshjeve në lidhje me aspektin ekonomik.

Megjithatë negocitat u hapën midis dy klubeve teksa sllovaku udhëtoi në Madrid për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën nga Kina.

Marrëveshja do të bëhet zyrtarisht të hënën e ardhshme. Në fund De Laurentiis do të marrë 20 milionë euro plus bonuse nga shitja e Hamsik. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2019, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori