Hamsik mendon largimin, në listë edhe Juve
Grabitja me armë ndodhur ditën e dielë në Napoli pas ndeshjes me Sampdorian duket se i ka lëkundur pozitat e Marek Hamsik në klubin axurr. Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", mesfushori sllovak nuk i ka kërkuar shpjegime drejtuesve për çka ka ndodhur por po mendon largimin merkatos e ardhshme.

Për Hamsik, i cili ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2016 dhe që përfiton 1.8 milionë euro në sezon janë në lojë disa prej klubeve më me emër në Europë si: Paris Saint Germain, Chelsea, Manchester City dhe United, ndërsa në Itali skuadra që interesohet më shumë për sllovakun është Juventus.

Marek Hamsik do të ishte mesfushori i avancuar ideal për skemat e Antonio Contes, por vlera e Hamsik sipas Napolit është plot 32 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori