Handanovic i’a dedikon fitoren në derbi dy personave të veçantë
Interi i Luciano Spalletti-t ka mposhtur AC Milan mbrëmjen e kaluar në derbin e madh të Milanos.

Zikaltrit fituan 3-2 falë golave të Vecino, De Vrij dhe Lautaro Martinez, ndërsa për Milan shënuan Bakayoko dhe Musacchio.

Kapiteni i skuadrës Samir Handanovic ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe bëri një sërë pritjesh që i mundësuan ekipit të tij ruajtjen e avantazhit.

Një ditë pas ndeshjes, këto janë fjalët e portierit në Instagram: "Nëse luajmë të bashkuar, fitojmë gjithmonë."

Portieri ia dedikon fitoren në derbi shokut të ekipit Joao Mario, i cili humbi babanë disa ditë më parë dhe Daniele Belardinelli, tifozi zikaltër që humbi jetën gjatë përplasjeve me ultrasit e Napolit. /albeu.com/


Shtuar më 18/03/2019, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori