Handanoviç mahnit Barçën, superofertë për Inter
Sipas burimeve të së përditshmes italiane "Corriere dello Sport", Barcelona ka ndjekur me interes derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit, por objektivi i tyre përveç kuqezinjve, rivalë direkt në 1/8- at e Ligës së Kampioneve ka qenë edhe portieri i zikaltërve, Samir Handanoviç. Bllokada me pritjet spektakolare që ai i ka bërë mbi të gjitha Mario Balotellit ka lënë pa fjalë drejtuesit katalanas, mbi të gjitha drejtorin sportiv, Andoni Zubizarreta, i cili në të kaluarën e tij ka luajtur pikërisht në rolin e portierit.

Dhe, duke parë që në Barcelonë portieri aktual Victor Valdes ka pranuar se nuk do rinovojë me ta dhe në verë mund të jetë portierit i ardhshëm i Arsenalit, spanjollët kanë gati një ofertë stratosferike për Interin.

Sipas burimeve iberikase, për Samir Handanoviçin janë gati 30 milionë euro, thuajse 3-fishi i asaj që Interi shpenzoi për blerjen e tij dhe, duke marrë parasysh problemet financiare të klubit milanez, presidenti Moratti mund të tundohet realisht nga kjo shifër. /albeu.com/



Shtuar më 27/02/2013, ora 18:10
burrelsi
e Mërkurë 27 Shkurt 2013, Ora 22:03
i mire eshte mendoj ta shesi se nuk ka lek
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori