Handanoviç mund të ikë, pëlqehen Perin e Reina
Vazhdojnë bisedimet Inter-Handanoviç për rinovimin e kontratës së portierit slloven, duke parë që ajo aktuale skadon në vitin 2016. Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", zikaltrit duke parë vështirësitë për një rinovim të mundshëm po mendon edhe për pasardhësin e tij.

Interi pëlqen shumë Mattia Perin, por portieri i Genoas kushton shumë. Më ekonomike duket pista që të çon te Pepe Reina, zëvëndësi i Manuel Neuer te Bayern Munchen.

Përsa i përket Handanoviç, ai pëlqehet shumë nga Roma në Itali por edhe nga Barcelona në Spanjë. Interi e vlerëson me 15 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar më 05/03/2015, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori