Handanovic ne Milan
Pëlqej
Albeu.com
Portieri boshnjal i Udinezes, Handanoviç, është kandidatura më potenciale e Milanit për të zëvëndësur Abiatin në portë. Me ardhjen e Handanoviçit, Milani do t’i jepte duart dyshes Dida-Kalac.Portieri boshnjal i Udinezes, Handanoviç, është kandidatura më potenciale e Milanit për të zëvëndësur Abiatin në portë. Me ardhjen e Handanoviçit, Milani do t’i jepte duart dyshes Dida-Kalac. Dy portierët e lartëpërmendur nuk kanë justifikuar aktivizimin e tyre në ndeshjet e Milanit.
As portieri që po aktivizohet aktualisht, Kristiano Abiati, nuk shfaq siguri në portën e Milanit. Italiani ka pësuar disa gola mëse të evitueshëm në portën e tij, gola që i kanë kushtuar mjaft skuadrës së Milanit.

Portieri Handanoviç i ka impresionuar të gjithë në portën e Udinezes këtë sezon, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer. Nga paraqitjet e tij drejtuesit e Milanit kanë marrë shtysë për ta futur në planet e tyre.

Udineze është një nga skuadrat që ka pësuar më pak gola në këtë kampionat, dhe padyshim që portieri Handanoviç ka një meritë në këto rezultate.
Shtuar më 13/11/2008, ora 20:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori