Hannes Halldorsson, nga regjisor filmash në portierin i priti penalltinë Messit në Botëror
Përfaqësuesja e Argjentinës e filloi me barazim Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Argjentinasit nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 ndaj Islandës.

Më i miri në fushë për ‘vikingët’ ishte portieri Hannes Halldorsson, që në minutën e 64 i priti penalltinë Lionel Messit dhe fal kësaj në fund ishte ‘Lojtari i ndeshjes’ nga FIFA.

Por, fakti interesant është se profesioni real i 34-vjeçarit është regjisor filmi.

Ai ka punuar në shumë projekte në Islandë, përfshirë videon e vendit të tij për Eurovizionin e vitit 2012, por edhe atë të Coca Colas.

Në fundin e marsit të 2012, ai kaloi te skuadra norvegjeze SK Brann, që ishte pika ku karriera e tij si futbollist mori seriozitetin.

Pas këtij kalimi ai paksa ka lënë anash botën e filmit, por ka premtuar që pasi të pensionohet do i rikthehet me orar të plotë.

Dashuria e tij për profesionin nuk mungon, përkundër se është pjesë e Kampionatit Botëror, fotografien e proflit në Twitter e ka me një kamerë në dorë.

Aktualisht është portier i skuadrës daneze, Randers FC.
Shtuar më 16/06/2018, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori