Hannover dhe Stuttgart nuk heqin dorë nga sulmuesi i kombëtares
Vijon interesi i Hannoverit dhe Stuttgartit për sulmuesin shqiptar Rey Manaj.

Mediat italiane raportuan vetëm pak ditë më parë se Manaj është vendosur në qendër të vëmendjes nga ana e dy klubeve gjermane, paraqitjet dhe golat e tij kanë bërë që interesi të rritet.

Krahas Hanoverit dhe Stuttgartit, orët e fundit në skenë janë shfaqur edhe dy ekipe të tjera. Behet fjalë për Valencian dhe Sevillan.

Merkato e Janarit mbyllet të enjten, dhe dëshirojnë të transferojnë 21-vjecarin sa më shpejt por vështirë se Albacete do ta lejojë të largohet sulmuesin tonë.

Ndërkohë Rey Manaj ka shënuar në total 6 gola në 15 ndeshje për Albaceten duke u shndërruar në një pikë rrëfimi për skuadrën e tij në vijën e parë të sulmit.

Shtuar më 29/01/2019, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori