Hapet Olimpiada, nderohet sportisti gjeorgjian
Albeu.com
Lojërat Olimpike Dimërore në Vankuver të Kanadasë janë shpallur zyrtarisht të hapura, në një ceremoni, e cila i ishte kushtuar sportistit të Gjeorgjisë, që vdiq gjatë një stërvitjeje.
Përfaqësuesi i Gjeorgjisë në rrëshqitje me saja, Nodar Kumaritashvili, 21-vjeçar, vdiq mbrëmë, pas përplasjes së rëndë gjatë stërvitjes, disa orë para ceremonisë së hapjes së lojërave. Gjatë parakalimit të ekipit të Gjeorgjisë në hapjen e Olimpiadës, me flamur kombëtar me shirit të zi, spektatorët e pranishëm u ngritën në këmbë dhe me duartrokitje e nderuan sportistin që humbi jetën. Raportohet se edhe shumë sportistë nga vendet e tjera bartnin shirita të zi në krah, në shenjë nderimi për kolegun e tyre gjeorgjian.
Shtuar më 13/02/2010, ora 19:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori