Hapet sërish saga Dembele, Man.United kërkon ta huazojë
Manchester United ka hapur bisedimet me Barcelonën për huazimin e Ousmane Dembele në ‘Old Trafford’.

‘Djajtë e Kuq’ nuk po mund të arrijnë një marrëveshje me Borussia Dortmund për Jadon Sanchon, ndërsa kanë bërë hapa pozitiv në drejtim të Dembele.

Bisedimet me Barcelonën kanë përparuar ditën e mërkurë, teksa shpresat për të marrë synimin e tyre kryesor, Jadon Sancho para mbylljes së afatit kalimtar, janë zbehur.

Barcelona do të pëlqente shitjen e Dembele, por një huazim me mundësi blerje edhe mund të bind katalanët.

Dembele, 23 vjeçar, është konsideruar një nga anësorët më emocionues në botë kur iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmund në vitin 2017.
Shtuar më 01/10/2020, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori