Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo
Spadafora është rikthyer të flasë rreth rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit. Të gjithë duan të shohin dhe mbështesin nga afër skuadrat e tyre të zemrës, por duhet të presin akoma.
Ky
sezon në Serie A pritet të vijojë me dyer të mbyllura, një gjë që
Spadafora e shpreh në prononcimin e dhënë për Rai Tre. “Hapja e
stadiumeve në këtë
sezon është shumë e vështirë.
Prania e një numri të madh tifozësh në shkallë është e komplikuar në
këto kushte. Nuk mund ta bëjmë as rikthimin gradual të tifozëve, një mision i pamundur në
këto momente“, deklaroi
Spadafora.
Shtuar më 23/01/2021,
ora 12:57