Haradinaj krenar: Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën
Pëlqej
Kreu i AAK-së që aktualisht është në Francë është shprehur se “Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, janë nderi dhe kranaria e shqiptarëve”.

“Janë inspirimi im! Toni Kuka, Majlinda dhe Nora, sot ma keni rrit zemrën! Ja u paça borxh dedikimin e fjalët e mira për mua! Unë besoj në ju dhe në popullin tim”, ka shkruajtur Haradinaj në llogarinë e saj në Facebook.

Ish-kryeministri kosovar po mbahet me fletë-arrest të Serbisë në Colmar të Francës ku edhe do të ketë seancën e radhës më 27 prill. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori