Harrojeni debatin Mourinho-Conte, fillon "seriali" tjetër Spalleti - Totti
Francesco Totti dhe Lucciano Spalletti, sërish protagonistë me sulmet ndaj njëri-tjetrit, të nisura që kur të dy ishin pjesë e Romës. Batuta ironike nuk mungojnë as tano që ish-kapiteni verdhekuq është tërhequr nga futbollit, ndërsa trajneri ka ndërruar ambient, pasi aktualisht stërvit Interin.

Trajneri zikaltër, gjatë një komunikimi me disa tifozë të Romës në lidhje me të shkuarën e tij te klubi kryeqytetas, ka shprehur konsideratën e tij për Tottin, e cila ka përfunduar në faqet e “Corriere della Sera”:

Totti nuk vraponte më dhe të tjerët kur e shihnin të luante demoralizoheshin.”

Një deklaratë private, tashmë e bërë publike, që sigurisht do të nxisë të tjera polemika. Në fakt, legjenda e Romës, Totti, në një intervistë për mediat ruse, e dhënë para se të publikohej ky qëndrim i fundit i Spallettit, është shfaqur ironik me një fjali tepër të shkurtër për teknikun aktual të Interit, kur iu kërkua të përcaktonte me vetëm një fjalë ish-shokët dhe trajnerët e tij: “Nuk e njoh”. Dueli sapo është rindezur, topi vendoset sërish në qendër./albeu.com/
Shtuar më 06/02/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori