Harrojeni Lavezzin, Inter merr Lamelan
Pasi është sfumuar Lavezzi, objektivi numër 1 i Walter Mazzarrit, që konsiderohet i pashitshëm nga ana e Paris Saint Germain, Interi ka nisur të fokusojë të gjithë vëmendjen e tij tek Erik Lamela. Ish-mesfushori i Romës, që me Villas-Boas nuk ka arritur të gjejë një vend në formacionin e Tottenham, duket se është gati që të lënë Londrën për t’u transferuar në Milano dhe të rinisë nga Italia rikthimin në nivelet e larta të karrierës së tij për të mos humbur Botërorin "Brazil 2014". Spursat, që kanë stërpaguar lojtarin në verën e shkuar, kur e mori nga Roma (30 mln euro, plus 5 mln bonus), po vlerëson hipotezën e një huazimi.

Pikënisja e një tratative që nuk është aspak e thjeshtë është pikërisht Botërori. Lamela do të shkojë me çdo kusht në "Brazil 2014" dhe do të asistojë me Argjentinën e tij në garën për titullin e Kupës së Botës, por eksperienca që ai po përjeton këto muaj në Londër e bën shumë të komplikuar realizimin e kësaj ëndrre. Ish-lojtari i Romës, një blerje top e kësaj vere nga ana e "Gjelave", në fund ka koleksionuar vetëm 8 ndeshje në Premier League, nga të cilat pesë i ka nisur nga stoli duke u futur më pas në fushë. Pra? Pra, jeta përtej Londrës, përkthehet thjesht dhe vetëm, Milano.

Mazzarri ka respekt për të, e di që argjentinasi ka kualitet teknik të rëndësishëm dhe është i aftë që të luajë në të gjitha frontet e sulmit dhe, në bazë të kërkesës dhe të ndihmës që duhet të japë, ai mund të luajë pa problem edhe në mesfushë. Pra, është një lojtar multifunksional me hapin e duhur për të mbuluar një zonë shumë të madhe në fushë dhe që mund të nisë kollaj me teknikën e tij kundërsulmet që i pëlqejnë kaq shumë teknikut toskan të zikaltërve. Nuk është Laveci, ose të paktën në mendjen e Mazzarrit, por mund ta bëjë ai "Lavezzin".

Pra duket se gjithçka është hedhur në kërkim të tij për të bindur Tottenham që ta lërë atë të lirë, të paktën në formë huazimi, sepse mundësi tjetër ekonomike, për momentin, nuk ekziston nga ana e Interit. Shifra e shpenzuar nga Spursat është e kripur dhe sigurisht që ata nuk kanë për ta shitur lojtarin për "një cope bukë". /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2013, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori