Harron çantën dhe ngre në këmbë "Olimpicon" për bombë
Java e 13-të e Serisë A nuk do të mbahet mend vetëm për këndimin e himnit francez përpara çdo ndeshje të luajtur, por edhe për një ngjarje aspak të zakonshme që ndodhi në sfidën Lazio-Palermo.

Frika ishte e madhe mbi të gjitha në “Olimpico”, që është përfolur shumë për sulme të mundshme terroriste. Dje gjatë ndeshje ka patur edhe momente paniku prej një çante shpine të harruar në tribunat e impiantit.

Spektatorët lajmëruan policinë, që brenda një kohe të shkurtër identifikoi pronarin e çantës. Ishte i ati i një vajze, që kishte shoqëruar vogëlushen në tualet, duke e lënë çantën e shpinës për disa çaste në stolin ku kishte biletë./albeu.com/

Shtuar më 23/11/2015, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori