Harry Kane: Treguam karakterin e duhur të skuadrës
Pëlqej
Harry Kane ka thënë se skuadra ka treguar karakterin e duhur pasi ishin duke humbur 2-0, dhe u rikthyen në 2-2.

Gonzalo Higuain shënoi dy herë dhe humbi një penallti, ndërsa Kane dhe Christian Eriksen, barazuan rezultatin në 2-2.

“Ne kemi mundur të dështojmë kur ishim 2-0 në një ndeshje si kjo në UEFA Champions League, por ne kemi treguar karakterin e skuadrës”.

“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer pas kësaj, dhe e merituam që të kthehemi në lojë. Kur e shikon, dy gola si mysafirë dhe kthemi me një barazim në Wembley, është rezultat i shkëlqyeshëm”.

“Kisha një rast të mirë para golit me kokë, u desh ta shënoja atë, por prita për këtë të dytin. Dele Alli dha një pasim shumë të mirë dhe u desh që ta ktheja në gol”.

“Na ktheu në lojë dhe ajo ishte e rëndësishme", përfundoi sulmuesi anglez. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 00:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori