Harxhimet e Cityt arrijne ne 216 milione
Albeu.com
Përforcimi i ri i Manchester City, ish-mbrojtësi i Evertonit, Joleon Lescott, i ka çuar harxhimet e klubit gjatë vitit të fundit në 216 milionë funte. Pavarësisht shumës së lartë të harxhuar, pronarët arab të klubit janë zotuar se do të ...... harxhojnë edhe më shumë nëse Mark Hughes mund të identifikojë dikë tjetër të cilin e dëshiron para fundit të afatit kalimtar, si dhe 100 milionë funte të tjera për afatin kalimtar të janarit.

“Ngazëllimi dhe pritjet kanë arritur nivelet të cilat rrallë janë parë në tre dekadat e fundit. Si mund të mos jeni të ngazëllyer”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Cityt, Garry Cook.
Shtuar më 25/08/2009, ora 19:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori