Hasan Lika "pendohet" për 5 golëshin: E ekzagjeruam
Hasan Lika bëri gjithçka për të “respektuar” Partizanin, pasi Luftëtari i tij e shkatërroi 5-0. Trajneri i bluzinjve, duke vlerësuar lojën e të tijve e pranoi se ishte një një fitore e ekzagjeruar.

“Na gëzon fitorja, por dua të them që është e ekzagjeruar. Sot i shfrytëzuam në maksimum rastet dhe nuk pësuam gol. Skuadra krijon shumë edhe individët krijojnë, por nuk kishim shënuar. Sot ishte fati i keq i Partizanit dhe i mirë për ne që i shfrytëzuam rastet dhe u treguan racionalë në lojën tonë. E dinim se me Abazajn, Rrocën, Bregun dhe Lamçen do ta kapnim në befasi kundërshtarin. Lojërat e mira u shpërblyem me dy fitore në dy ndeshjet e fundit.”

I bindur që një rezultat i tillë vështirë se mund të përsëritet, Lika tregoi se mbetet një dashamirës i Partizanit, pavarësisht se e ndëshkoi kaq rëndë.

"Duhet ta ruajmë nivelin e lojës se sigurisht do të jetë e vështirë të fitojmë me me këtë rezultat. Ne nuk mund të fitojmë me Partizanin 5-0, ndoshta gaboi shumë Partizani. Kemi përfituar nga gabimet e tyre. Unë jam trajner i Luftëtarit dhe dua gjithmonë të fitojë skuadra ime, por sa herë mbarojnë ndeshjet gjithmonë pyes për Partizanin." përfundoi tekniku. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori