Hasani "divorcohet" me Kukësin, gati transferimi te Skënderbeu
Pëlqej
Kukësi dhe Edon Hasani kanë ndarë përfundimisht rrugët mes tyre. Klubi ka zyrtarizuar shkëputjen e marrëdhënieve duke theksuar se gjithçka ka ardhur pas një takimi me Presidenti Gjici ku palët kanë rënë dakord që bashkëpunimi të mbarojë këtu.

komunikatën e klubit nuk harrohet të theksohet kontributi i mesfushorit që ka fituar edhe dy trofe me klubin verilindor, duke e falënderuar për gjithçka ka dhënë për fanellën e Kukësit. Hasani ka kërkuar përmirësimin e kontratës në aspektin financiar, kerkesë kjo që nuk është pranuar nga Gjici.

Në këtë situatë është gati të përfitojë Skënderbeu, që pritet të arrijë shumë shpejt një marrëveshje e nënshkruar mes 25-vjeçarin. Hasani ka dhe disa opsione jashtë vendit por sërish përparësi ka një aventurë në Korçë./albeu.com/
Shtuar më 29/03/2017, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori