Hasi kontestohet nga tifozët, drejt largimit
Aventura e Besnik Hasit në krye të ekipit të Anderlehtit shumë shpejt, mund të marrë fund. Trajneri shqiptar është kontestuar nga tifozët e tij gjatë ndeshjes që kampionët në fuqi të Belgjikës barazuan në shtëpi ndaj Ostende.

Thirrjet për largimin e Hasit janë evidentuar edhe në konferencën për shtyp që trajneri ka dhënë pas ndeshjes, teksa ai është shprehur se e kupton zhgënjimin që ata kanë prej mungesës së rezultateve.

“Nuk jam i befasuar nga thirrjet. Une i kuptoj ata, dhe tifozët kanë gjithmonë të drejtë”.

Anderlehti momentalisht ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë më pak se vendi i parë i mbajtur nga Gent, por me një ndeshje më pak për skuadrën e drejtuar nga shqiptari./albeu.com/
Shtuar më 15/12/2015, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori