Hasi refuzon ofertën e Chelsea
Chelsea dhe Anderlecht nuk po mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Skuadra e madhe belge e ka refuzuar ofertën e Chelseat për shitjen e lojtarit gjerman, Marko Marin te Anderlecht.

Chelsea i ka ofruar Anderlechtit 4.5 milion funta për ish talentin premtues gjerman. Ka qenë Besnik Hasi ai që ka refuzuar ofertën e Chelseat duke e vlerësuar si të shtrenjtë këtë ofertë.

Hasi vlerëson se Marko Marin nuk vlen më shumë se 5 milion euro dhe se për këtë çmim do të bindte krerët e skuadrës për blerjen e futbollistit.

Marin do të jetë i huazuar te Anderlecht nga Chelsea deri në fund të këtij edicioni. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2015, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori