Hazard: Duhet të fitojmë ndeshjet e ardhshme
Chelsea pësoi humbjen e parë këtë sezon dje në derbi kundër Tottenham Hotspur, ndeshje e vlefshme për javën e 13 të Premier Leagues.

Por për këtë humbje ylli i skuadrës së Bluve të Londrës, Eden Hazard ka thënë se skuadra duhet të stërvitet shumë dhe të fitojë ndeshjet e ardhshme.

"Ne ishim dobët dje, por ne duhet të kthehemi sërish në fushë, të stërvitemi fort dhe të fitojmë sërish ndeshjet e ardhshme", u shpreh belgu. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori