Hazard: E dua atmosferën në Anfield
Eden Hazardi ka thënë se i pëlqen të luajë në “Anfield Road”, derisa ka folur në një intervistë për ndeshjen e raundit të tretë të Carabao Cup dhe golin që shënoi për Chelsean ndaj Liverpoolit në shtator.

Duke folur për gazetën belge HLN, Hazard tha: “E dua Anfieldin. E dua stadiumin, fushën, atmosferën. Më pëlqen të luaj aty”.

“Unë tashmë kam shënuar disa gola në Anfield, gjithmonë kundër Simon Mignolet – më vjen keq! Por, ajo në kupë ia ka vlejtur. Ishte ndër golat e mi më të mirë. Kishte gjithçka. E po ashtu ishte ndaj një klubi të madh”, vazhdoi ai.

“U futa në lojë 20 minuta para fundit. E pesë topat e parë i humba. Mendoja me vete: ‘upps, gjërat po shkojnë keq’. Derisa nisa të vrapoj dhe dribloj. E pashë hapësirën dhe e godita topin. Boom! Ngazellimi ishte i madh! Pas ndeshjes e shikova golin disa herë në përsëritje”, shtoi ai.
Shtuar më 13/01/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori