Hazard flet pas debutimit: Ndjenjë e mrekullueshme, luajta në stadiumin ku kam ëndërruar
Eden
Hazard më në fund ka debutuar me Real Madridin në La Liga.
Belgu u fut në fushë në pjesën e dytë në fitoren e Realit 3-2 ndaj Levantes, ndërsa ka thënë se ishte debutim i mrekullueshëm.
"Ishte një ndjenjë e
mrekullueshme të shikoja tifozët që më duartrokisnin, është një stadium i bukur ku ëndërroja të luaja që nga fëmijëria", tha
Hazard.
"
Shpresoj se ky është fillimi i një faze të re, pozitive për mua.
Shpresoj të jap më të mirën, së bashku me shokët e ekipit dhe të arrijmë një shumë fitore dhe trofe", përfundoi belgu.
Shtuar më 15/09/2019,
ora 11:43