Hazard: Gjithmonë më ka pëlqyer Real Madridi
Pëlqej
Eden Hazard ka insistuar se largimi i Zinedine Zidane nga Real Madridi nuk ka ndikuar në adhurimin e tij për këtë klub dhe ka thënë se ai do ta mendojmë mirë të ardhmen e tij.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Real Madridi si klub, me apo pa Zidane. Në fund të këtij viti unë kam vetëm një vit kontratë me Chelsea. Ne do të shohim, do të marrë vendimin e duhur”, ka thënë ai për RMC.

Hazard mori kritika të ndryshme pas fitores se Chelsea 2-0 kundër Manchester City të shtunën. Pavarësisht paraqitjes së mirë në këtë ndeshje në një rol më qendror, sulmuesi tha se City ende ka skuadrën më të mirë në ligë.
Shtuar më 10/12/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori