Hazard: Interesimi i Inter më bën krenar
Talenti belg i Lille Eden Hazard, 20-vjeçari që kërkohet nga shumë klube europiane, pëlqehet shumë edhe nga skuadra e Inter. Vetë futbollisti i intervistuar nga "Corriere dello Sport" ndjehet i nderuar nga interesimi i klubit zikaltër.

" Është një ekip fantastik me lojtarë legjendar si Zanetti dhe Stankoviç. Interi nuk e fitoi rastësisht Champions League para dy sezonesh. Nëse luan për një klub të tillë do të thotë që i ke të gjitha karakteristikat për tu quajtur një futbollist i madh. Unë nuk kisha luajtur më parë në San Siro, aty ku luajnë dy skuadra legjendare", u shpreh Hazard.

Më pas, i pyetur për kalimin te Inter, talenti i Lille u përgjigj: " Nëse një klub që ka fituar gjithçka interesohet për ty është një nder shumë i madh dhe unë për këtë ndjehem krenar". /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori